Ja se si klasifikohen metodat më të mira të heqjes së qimeve në fytyrë, sipas ekspertëve:


1. Wax
Pikat pozitive: Lëkura mbetet e butë për 2–4 javë dhe eliminon qelizat e vdekura në fytyrë.
Rekomandohet: Në shtëpi,wax strips; në studio, dylli i nxehtë.
Kujdes: Lëkura e fytyrës është më e ndjeshme, ndaj shmangni produktet me aromë, banjot e nxehta, kremrat me SPF, djersitjen e tepërt, retinoide, ekzfoliante të forta për 12–24 orë për të mos shkaktuar thatësi, acarim ose puçrra.

2. Threading 
Çfarë është: Përdor një fije spirale për të kapur dhe hequr qimet një e nga një nga rrënja.
Pikat pozitive: Më i sakti, pa kemikal, pa prerje; rezultat afatgjatë, si metodat e lashta indiane.
Kujdes: Kërkohet profesionalistë; lëkura duhet të pastrohet mirë përpara dhe jo të preket nga grimi apo produktet aromatike pas procedurës; shkakton irritim ose puçrra po ashtu në lëkurat e ndjeshme; rekomandohet eksfoliacion i lehtë 2–3 ditë para për të parandaluar qimet që rriten nën lëkurë.

3. Dermaplaning
Çfarë është: Ekzfolim fizikal me mikropatrulla, një teh i hollë hiqen qimet shumë të imta (peach fuzz) dhe qelizat e vdekura.
Pikat pozitive: Lëkurë e butë, ndihmon përthithjen e produkteve të tjera, bazë perfekte për make-up.
Kujdes: Duhet të bëhet vetëm nga profesionistë; rrezikon nxirje, acarim, infeksione; nëse përdorni retinoidë, lëkura mund të jetë shumë e ndjeshme; nuk rekomandohet në shtëpi pa sterilizim dhe respekt ndaj higjenës – + pas procedurës, të mos përdorni përbërës aktivë për 48 orë.

4. Kremra (depilatorë)
Si veprojnë: Shkatërrojnë keratinën e qimeve që pastaj hiqet me lehtësi me një leckë.
Pikat pozitive: Pa dhimbje, i shpejtë, i lehtë për të bërë vetë, aplikues i përshtatshëm për lëkurat e ndjeshme në formulat e duhura; nuk dëmton barrierën e lëkurës; zero rrezik nga prerjet.
Kujdes: Mund të shkaktojnë acarim, djegie, veçanërisht në lëkurat me ekzemë, rosacea, shumë të thata ose në më pak se 24–48 orë nga trajtime me retinoidë. Test patch 24 orë para përdorimit është i domosdoshëm.