Ndoshta nuk mjafton vetëm një foto për të ndezur rrjetin, por kur në atë foto është Loredana nga pushimet në Portofino dhe në të komenton Don Xhoni, atëherë diçka po "gatuhet"!
Modelja, e cila prej disa ditësh po shijon pushimet larg zhurmës së skenës, postoi dy foto nga bregdeti italian ku shfaqet sensuale me bikini. Por ajo që ndezi rrjetin nuk ishte thjesht super forma e Loredanës, por një zemër e komentuar nga Don Xhoni. Këtij komenti, Loredana iu përgjigj me një emoji kurore.
A është ky një flirt i koduar në komente, një mënyrë për të dhënë sinjale për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre, apo thjesht një ndërveprimmes miqsh? Fansat nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur të bëjnë hipoteza të ndryshme.
Prej javësh, burime pranë tyre, përfshirë ato të "Prive", kanë përfolur për një afërsi që shkon përtej rrjeteve sociale, ndoshta edhe përtej muzikës. Flitet për shoqëri të ngushtë, për dalje në kryeqytet dhe takime të përsëritura.
Deri tani, asgjë nuk është zyrtare.