Kendall dhe Kylie Jenner nuk kanë marrë pjesë në dasmën e të vëllait të tyre nga babai, Brody Jenner, me partneren Tia Blanco, e mbajtur në Malibu, për shkak të tensioneve familjare dhe për të mos marrë vëmendjen e çiftit të re.
Sipas 'Page Six', problemi rrjedh nga marrëdhënia e tensionuar mes nënës së Brody-t, Linda Thompson, dhe Kris Jenner. Ndërsa dasma u organizua në shtëpinë e Thompson në Malibu, Kendall dhe Kylie kishin ftesa, por kanë vendosur të mos marrin pjesë, jo nga qëllime keqdashëse, thonë burimet, por për të shmangur rivalitetin mediatik me çiftin.
Kylie, aktualisht në pushime në Evropë, e konfirmoi mungesën përmes postimeve në Instagram nga Greqia. Kendall, edhe ajo me angazhime të tjera, përfshi një dasmë të shoqeve në Venecia, gjithashtu nuk ishte në dasmë. Sidoqoftë, marrëdhëniet brenda familjes mbeten të ngrohta: “Brody dhe motrat e tij e duan njëri-tjetrin pa kushte,” tha një burim për TMZ.
Ndërsa Kris dhe Linda Thompson nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për dekada, tensionet mes tyre janë përcjellë edhe tek fëmijët. Brody i ka mbajtur mëri Kris për shumë vite, ndërsa Kylie thotë se ndihet më shumë pjesë e familjes Kardashian, ndërkohë që Kendall po përpiqet të mbajë lidhje edhe me anën Jenner.