Dasma e Selena Gomez dhe producentit muzikor Benny Blanco është planifikuar të mbahet këtë shtator në një ceremoni dy-ditore në Montecito, Kaliforni, dhe do të jetë një ndër më të bujshmet e vitit të paktën sipas burimeve të Daily Mail.

“Selena dhe Benny do të martohen në shtator në Montecito në një ngjarje që do zgjasë për dy ditë”, konfirmoi një burim pranë çiftit. Ceremonia do të jetë private, vetëm me miqtë më të ngushtë dhe familjarët, ndërsa ftesat tashmë janë dërguar, përfshirë edhe Taylor Swift dhe partnerin e saj, yllin e NFL, Travis Kelce.

Të ftuarit janë këshilluar të sjellin valixhet për një qëndrim të plotë fundjave, pasi dasma do të jetë një festë me yje. Lista e të ftuarve përfshin bashkaktorët e Selenës nga seriali “Only Murders in the Building” dhe emra të mëdhenj të muzikës, miq të ngushtë dhe bashkëpunëtorë të Benny Blanco.

Sipas një tjetër burimi, fundi i verës ishte momenti ideal për çiftin, pasi Selena do të ketë një orar të ngjeshur gjatë vjeshtës dhe dimrit. “Selena është e lumtur që është e fejuar, por gjithmonë ka ëndërruar të martohet. Fundviti është periudhë e ngarkuar jo vetëm për ta, por edhe për të ftuarit që duan të jenë pjesë e kësaj dite”, u shpreh burimi.

Ndërkohë, është raportuar se Selena ka pasur vështirësi për të përshtatur datën me axhendën e ngjeshur të shoqes së saj të ngushtë, Taylor Swift, por një tjetër burim theksoi se: “Selena nuk po e organizon dasmën sipas kalendarit të Taylor, por sigurisht që dëshiron ta ketë pranë – madje do donte që të vinte së bashku me Travis.”

Çifti e zyrtarizoi fejesën në dhjetor 2024 pas më shumë se një viti lidhjeje. Së fundmi, Blanco ka deklaruar se dasma do të jetë “relaksuese, por e mrekullueshme”.