'Beefi' i papritur mes Nicki Minaj dhe SZA në Twitter (X) po bëhet gjithnjë e më i tensionuar, me statuse thumbuese që kaluan shpejt nga postime të nënkuptuara në fyerje të drejtpërdrejta. Gjithçka nisi nga një tweet enigmatik i SZA më 15 korrik, i cili përfundoi në një përplasje të plotë mes dy prej yjeve më të mëdhenj të muzikës.
Ja çfarë ndodhi në detaje
SZA, e cila aktualisht është në turneun 'Grand National' në Evropë me Kendrick Lamar, postoi në X një paralajmërim të lehtë me tone humoristike për ndikimin e “Mërkurit në retrogradë”:
"Mërkurit në retrogradë .. Mos u mashtro nga situata, hahah patoku i lezetshëm."
Mercury retrograde .. don’t take the bait lol silly goose .
— SZA (@sza) July 15, 2025
Edhe pse nuk përmendi askënd, postimi i saj erdhi menjëherë pas një sërë postimesh të ashpra nga Nicki Minaj kundër presidentit të Top Dawg Entertainment, Punch, çka solli dyshime të menjëhershme se ishte një thumb për të.
Nicki Minaj kishte risjellë në vëmendje një konflikt të vjetër, duke akuzuar Punch për ngacmime në rrjet. Ajo e quajti atë “Drejtor me pajisje të vogël” dhe “Minus 30 milionë”, duke thënë se s'kishte reaguar më parë, por i kishte ruajtur provat.
Konflikti u përshkallëzua kur Minaj e interpretoi postimin e SZA si një sulm të tërthortë ndaj saj. Përgjigjja e Nickit ishte e drejtpërdrejtë dhe fyese, duke shkruar mes të tjerash: "Duket sikur po leh një qen i ngordhur.”
Go draw your freckles back on bookie #JusticeForDemoree #DepositionPerez
— Nicki Minaj (@NICKIMINAJ) July 15, 2025
Liar liar pants on fire.
Sounding like a fkng dead dog. https://t.co/wxRCnecRgs
SZA nuk e la me kaq:
“Nuk më plas fare për asnjë nga këto që po nxjerr.”
Kur fansat e Nickit, të njohur si Barbz, e paralajmëruan për reagimin e ashpër që mund të pasonte, SZA nuk u tërhoq. Ajo kujtoi arritjet e saj personale, përfshirë turneun “SOS” që ka arkëtuar 95.5 milionë dollarë dhe koncertet e stërmbushura me Kendrick Lamar.
“Ju uroj një mbrëmje të mbarë! Shihemi nesër për natën e dytë në Paris!!” – shkroi ajo.
Like do you know the level of inside HATE for yourself you had to have had to be this much of a cunt for no reason to the women you later worked with? Now wanna act like you a mthfkn tarot card, bitch quit.
— Nicki Minaj (@NICKIMINAJ) July 16, 2025
What an odd little weirdo https://t.co/GaNjYTRlTp
Edhe pse dukej se SZA po largohej nga konflikti, Minaj nuk ndaloi:
“Mbylle gojën, e shëmtuar. Jam në një takim, kështu që nuk e di nëse ende po flet, por nëse jo, do e fshij më vonë. K*rvë.”
Më tej, ajo vazhdoi me ofendime si:
“Tani do bëhesh si tarot card, lëre fare moj.”
Në fund, ajo u tërhoq duke shkruar:
“Ishte argëtuese.”
Tani mbetet për t’u parë nëse konflikti mes Nicki Minaj dhe SZA do të shuhet apo do të vazhdojë të përshkallëzohet.