Pas vetëm pak ditësh nga mohimi i zërave që e lidhin me këngëtaren Clara, Fedez është fotografuar në shoqërinë e stilistes së re milaneze Giulia Honegger. Fotot u publikuan nga revista Chi dhe tregojnë reperin dhe Giulia-n në pushime në Marina di Pietrasanta, në Versilia, në resortin buzë detit që i përket Leonardo Maria Del Vecchio.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ??? (@chimagazineit)

Të dy janë parë të kalojnë disa momente bashkë: një darkë në pizzeri, një drekë pranë detit dhe disa dalje në publik. Fillimisht, Fedez ndodhej në Versilia për të performuar në skenën e Radio Deejay, përkrah Clara-s, por pas koncertit ai ka zgjedhur të qëndrojë aty, në shoqërinë e Giulia-s. Dyshja është parë gjithashtu së bashku edhe në Milano, duke nxitur edhe më tej dyshimet për një lidhje të mundshme.

Ndërkohë, ndjekësit e kanë vënë re se në një nga fotot e postuara nga vetë Fedez në Instagram, shfaqet një vajzë me fytyrën të mbuluar, e cila, sipas aludimeve, mund të jetë pikërisht Giulia Honegger.

Rreth Giulia-s dihet ende pak: ajo është një nga figurat e reja premtuese të modës milaneze dhe një nga themelueset e markës Ayme. Llogaria e saj në Instagram është private dhe numëron rreth 14 mijë ndjekës.

Për momentin, Fedez nuk ka konfirmuar dhe as mohuar këto zëra. Në një deklaratë të mëparshme, ai kishte thënë:

“Kur dalin lajme rozë për mua, nuk ndjej më asgjë.”