Pete Davidson do të bëhet baba për herë të parë! Komediani është në pritje të një fëmije me të dashurën e tij, Elsie Hewitt, e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram foton e parë të ekos së bebit, duke konfirmuar lajmin e ëmbël.
Në postimin e saj, Elsie publikoi disa foto dhe një video emocionuese. Në njërën prej tyre, çifti shfaqet i ulur në dysheme, me Pete që përqafon Elsie-n, të në një atmosferë intime dhe e ngrohtë.
Të tjera imazhe tregojnë çiftin në natyrë, duke qeshur e përqafuar, në atë që duket si një photoshoot shtatzënie. Hewitt shtoi edhe disa meme me humor, përfshirë një screenshot nga “Love Island” me mbishkrimin “Mamacita”, dhe një tjetër nga Spongebob ku shkruhet: “Njëri prej jush po fsheh një shtatzëni, e ndiej.”
Videoja më e ndjerë e postimit është padyshim ajo e ekos së parë të bebit, me reagimin e ngazëllyer të Elsie-s ndërsa e shikon për herë të parë. Ajo e shoqëroi postimin me një përshkrim plot humor:
“Epo, tani të gjithë e dinë që kemi bërë seks,” shkroi ajo me batutë.
View this post on Instagram
Në muajin maj, burime për PEOPLE konfirmuan se çifti kishte nisur të bashkëjetonte.
Davidson dhe Hewitt e bënë publike lidhjen e tyre më herët këtë vit, kur Elsie publikoi një video në Instagram, ku të dy shiheshin duke parë episode të serialit “Rugrats”. Kjo pasoi disa foto paparacosh që i shfaqnin duke u puthur gjatë një udhëtimi në Palm Beach, Florida.
Megjithëse Pete duket i lumtur, ai ka zgjedhur të ruajë një profil më të tërhequr nga mediat.
Pete është përfshirë në të kaluarën në lidhje të shumëkomentuara me emra si Ariana Grande dhe Kim Kardashian.
Kush është Elsie Hewitt?
Elsie Hewitt është një modele dhe aktore britaniko-amerikane, e njohur gjithashtu për pasionin e saj për ushqimin dhe stilin. Ajo ka ndërtuar një ndjekje të qëndrueshme në rrjete sociale, ku ndan mendime mbi modën, gatimin dhe projektet e saj. Një ndër rolet e saj më të spikatura është në serialin e suksesshëm të FX, "Dave".