Pas mëngjeseve dhe mbrëmjeve të gjata me “AM to PM” dhe ëndrrave mesdhetare të “Capri Edition”, “Class by Alketa Vejsiu” sjell “La Plage”, një Drop 3 fantastik. Sepse vera më e bukur, ndodh shpeshherë këtu, pranë nesh, në bregdetin tonë, ku dielli nuk ka orar dhe rëra mbledh kujtime.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shop Class (@shopclassavonline)

“La Plage” është një ftesë për të jetuar thjeshtë, për të ndier trupin të lirë, dhe për të kuptuar se eleganca e vërtetë nuk ka nevojë të sforcohet.

Fustanet e reja rrjedhin si rrezet e diellit mbi lëkurë të nxirë. Kostumet me linja të pastra dhe ngjyra të buta përqafojnë trupin si fllad mesditeje. Ky kapitull i tretë është një celebrim i thjeshtësisë elegante ajo që nuk kërkon përpjekje, por lë gjurmë. Si gjurmët e këmbëve mbi rërë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shop Class (@shopclassavonline)

Të krijuara për t’u ndjerë rehat në trupin tënd dhe për të përcjellë një ndjesi lehtësie që zgjat përtej pushimeve.

“La Plage” është bërë për të qëndruar gjatë pasditeve të zgjatura, për t’u veshur zbathur, me kapele kashte ose me flokë të lagur.

Ky drop vjen me katër silueta të reja që të ftojnë të jetosh verën me një sens të rafinuar lirie. Sepse ndonjëherë, mjafton një fustan i bardhë dhe një buzëqeshje në diell për të ndjerë se ke gjithçka.

Blini në showroom: Rruga e Kosovarëve
Blini online në web: www.shopclassav.com
Blini online në WhatsApp: 069 700 8441