Modelja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Loredana Brati, ka ndarë së fundmi disa reflektime personale pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”. E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Loredana iu përgjigj pyetjeve të Lei Krajës nga raportet e krijuara brenda shtëpisë e deri te zhgënjimet në jetën reale.
E pyetur nëse aktualisht është në një lidhje dashurie, Loredana u përgjigj:
“Vazhdoj të jem një shpirt.”
Kur vjen puna te eksperienca në Big Brother VIP, Brati nuk e fshehu që pendesën, veçanërisht lidhur me afrimin e saj me Jozin.
“Ndoshta kur u afrova me Jozin që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin të miat. Dhe thosha, ‘Lori, çfarë po bën? Kjo nuk është gjëja jote!’” – u shpreh ajo.
Loredana foli edhe për një nga momentet më të rëndësishme të saj pas daljes nga formati ditëlindja e organizuar dy muaj më parë, një festë me shumë të ftuar nga bota e medias dhe artit. Por, siç ndodh shpesh me festat e mëdha, edhe ajo u shoqërua me zhgënjime.
“I ftova sepse doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Por shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar views dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar. U zhgënjeva.” – tregoi ajo pa filtra.