Kylie Jenner ka hedhur në treg linjën më sensuale dhe të përfolur të rrobave të banjës të këtij sezoni dhe interneti ka shpërthyer.

Pas javësh “teasash” dhe fotoje provokuese nga pushimet, bashkëpunimi i saj me markën Frankies Bikinis, nëpërmjet brandit të saj personal Khy, është zyrtarisht lançuar.

Koleksioni është një kombinim i bikini top-eve dhe fundeve të ndryshme, fustanëve të shkurtër, si dhe seteve që mund të vishen si në plazh ashtu edhe në jetën e përditshme. Frymëzuar nga të brendshmet vintage dhe stili bombshell i viteve ‘90, veshjet janë të dizajnuara për të qenë provokuese në mënyrën më të sofistikuar.

Koleksioni luan me konceptin e përzierjes dhe përputhjes me printime me pika, dantella, leopard, dhe saten që ndërthuren për të sjellë siç e përshkruan vetë Kylie, “përzierjen perfekte mes ëmbëlsisë dhe sensualitetit.”

Risia më e madhe? Cloud Cups, kupat inovative që sjellin efektin klasik push-up, por me një prekje më moderne dhe komfort të jashtëzakonshëm për një formë elegante, natyrale, por po aq mbresëlënëse.

Kjo linjë vjen menjëherë pas bashkëpunimit të suksesshëm të Frankies me Bella Hadid, i frymëzuar nga stili Western i modeles, duke treguar qartë se Frankies ka kthyer në art transformimin e stilit të yjeve më të dashur në veshje që i përshtaten çdo vere perfekte.