Pas dekadash spekulimesh, Sarah Jessica Parker ka konfirmuar për herë të parë se në fillim të viteve ’90 ka qenë në një lidhje dashurie me Nicolas Cage. Zbulimi i papritur erdhi më 13 korrik, gjatë një interviste në podcastin “Watch What Happens Live” me Andy Cohen.

Në një moment, moderatori e pyeti drejtpërdrejt:
“Ke pasur një lidhje me Cage?”
Përgjigjja e Parker ishte po aq e drejtpërdrejtë:
“Ehm… po, kam pasur. Po, vërtet kam pasur.”
Cohen reagoi me habi: “Wow, duhet të flasim më shumë për këtë!”

Thashethemet për një romancë mes tyre kishin nisur që në vitet kur të dy u shfaqën në komedinë romantike “Honeymoon in Vegas”, ku luanin rolin e një çifti që përfshihej në aventura të çmendura në Las Vegas. Megjithatë, deri tani, asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar publikisht se marrëdhënia kishte kaluar nga ekrani në jetën reale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RocaHistory (@rocahistory)

Pas deklaratës së Parker, edhe Nicolas Cage vendosi të flasë. Në një prononcim për E! News, ai u shpreh se lidhja nuk funksionoi për një arsye të thjeshtë: nuk i kishte pëlqyer nënës së Sarah, Barbra Forste.

Më interesonte shumë Sarah. Mbaj mend që një mbrëmje darkuam së bashku me mamanë e saj në Russian Tea Room. Nuk e di nëse ishte për shkak të xhaketës sime të kaltër prej lëkure motoristësh (që e kam ende), apo për shkak të sinuzitit që më bezdiste, por pas asaj mbrëmjeje nuk mora më asnjë mesazh prej saj.”
Pavarësisht asaj ndarje, fati i rezervoi një tjetër histori dashurie Parker-it. Pak më pas, ajo u njoh me Matthew Broderick, dhe siç tregoi në të njëjtin emision:

“Ai ishte thjesht i mrekullueshëm. Pasi kaluam pak kohë bashkë, kuptova se ishte ai njeriu i duhur për mua. Unë isha e para që thashë ‘Të dua’.”
Çifti u martua në vitin 1997 dhe prej atëherë kanë ndërtuar një nga martesat më të qëndrueshme në Hollywood, me tre fëmijë: James Wilkie dhe binjaket Marion e Tabitha.

Ndërkohë, Nicolas Cage, i njohur për jetën e tij sentimentale më të trazuar, u martua për herë të pestë në vitin 2021 me Riko Shibata, me të cilën ka një vajzë të quajtur August Francesca Coppola Cage, lindur në vitin 2022.