Një video e Egli Takos duke interpretuar këngën e mirënjohur patriotike “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës, gjatë një performance në një klub nate në Kosovë, ka qarkulluar me shpejtësi në rrjet, duke nxitur komente të shumta mes ndjekësve.

Kritikat nuk kanë munguar, veçanërisht në lidhje me veshjen e Eglit gjatë interpretimit, që nga disa është konsideruar e papërshtatshme për natyrën e këngës dhe simbolikën e saj kombëtare.

Një nga reagimet më të spikatura ka ardhur nga këngëtarja Albina Kelmendi, e cila përmes një postimi në Instagram u shpreh:

“M’falni mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”
Videoja e shpërndarë, e cila përmban edhe mbishkrimin kritik “Adem Jashari dhe Shkurte Fejza na fal. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke u kënduar në brekë”.

Deri tani, Egli Tako nuk ka dhënë një reagim publik për situatën, ndërsa rrjeti është ndarë mes atyre që mbrojnë lirinë artistike dhe atyre që kërkojnë më shumë kujdes dhe ndjeshmëri kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore dhe patriotike.