Efi Dhedhes është vënë së fundmi në qendër të një zhurme mediatike, pas zërave që e lidhnin atë me një listë vajzash të showbiz-it shqiptar që dyshohet se kanë pasur kontakte me persona të dënuar në burg.

Një ndjekëse në profilin e saj në Instagram e akuzoi publikisht, duke i shkruar:

“Të ka dal emri që u bën qejfin të burgosurve.”

Efi ka reaguar me një video ku mohon kategorikisht çdo përfshirje, duke e konsideruar këtë një shpifje të rëndë dhe një tendencë për klikime nga portalet.

“Dëgjoni tani... ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet e mia. Tani them që të ndaloni. Duhet të vendoset ndonjë ligj për shpifje, për këto pseudo portale që duan të bëjnë klikime. Nuk më duket aspak e drejtë! Qofsh personazh publik apo njeri i thjeshtë, njeri jam unë!”, u shpreh ajo në video.

Efi sqaroi edhe një detaj që është keqinterpretuar, duke thënë:

“Inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh.. Nëse do të ishte përmendur emri im, do të ishte E.Dh.”

Në përmbyllje të reagimit të saj, ajo theksoi se nuk ka ndërmend të heshtë më përballë shpifjeve, ndërsa i bëri thirrje ndjekësve dhe mediave që të ndalen me përhapjen e informacionit të rremë:

“Të lutem aman, a u kënaqët? A mbaruat punë ju njerëzit e mjerë që s’keni punë të tjera dhe jeni të palumtur? Nëse keni mbaruar, më thoni të postoj prap.”

Për momentin, nuk ka ndonjë provë konkrete apo deklaratë zyrtare që e lidh Efi Dhedhes me këtë çështje. Ajo ka qenë e qartë dhe e prerë në mohimin e saj, duke kërkuar që figura e saj të mos keqpërdoret për lajme të pavërteta.