Selena Gomez festoi atë që e përshkroi si “vitin më të bukur të jetës së saj” këtë fundjavë, me një festë ditëlindjeje me temë disco e viteve ‘70, në nder të ditëlindjes së saj të 33-të.
Disa ditë përpara ditës së saj të vërtetë më 22 korrik, këngëtarja ndau me ndjekësit në Instagram pamje nga festa dhe lista e të ftuarve VIP, përfshirë mikeshën e saj të ngushtë Taylor Swift dhe të fejuarin Benny Blanco.
Në një nga fotot, Selena shfaqet duke pozuar krah Swift mes një grumbulli balonash, teksa shikon lart drejt kamerës. Ajo kishte veshur një body me gurë vezullues ngjyrë argjendi, të kombinuar me një xhaketë me pupla dhe bizhuteri po në ngjyrë argjendi përfshirë unazën e fejesës me diamant marquise.
Taylor kishte veshur një minifustan të zi dhe mbante buzëkuqin e saj karakteristik ngjyrë të kuqe për këtë rast.
Në foto të tjera, Selena pozon me të fejuarin Blanco, i cili kishte veshur një xhaketë kadifeje mbi një këmishë me print shtazësh dhe jakë të ekzagjeruar. Ai kishte kombinuar pamjen retro me syze të rrumbullakëta dhe mokasina me print shtazësh.
Në përshkrimin që shoqëronte postimet, themeluesja e Rare Beauty shprehu emocionet për vitin e ri që po nis:
“Teksa hyj në këtë vit të ri, jam e mbushur me entuziazëm dhe shpresë për gjithçka që më pret. Pres me padurim të ndaj më shumë momente me ju të gjithë, të krijoj kujtime të reja dhe të vazhdoj këtë udhëtim të bukur së bashku.”
Kjo festë vjen pak kohë pas lajmeve se Selena dhe Blanco do të martohen më vonë këtë vit, dhe se Taylor Swift do të jetë e pranishme në dasmë.
View this post on Instagram