Pas përplasjes në rrjetet sociale me Laura Pausini-n, Gianluca Grignani nxjerr nga mënga kartën e fortë dhe rikthen këngën e tij më ikonike, La mia storia tra le dita, në një version të ri ndërkombëtar. E titulluar Mi Historia Entre Tus Dedos, kënga është kënduar në spanjisht dhe përfshin një pjesëmarrje të jashtëzakonshme: Matteo Bocelli. Publikimi zyrtar është caktuar për 8 gusht, ndërsa pararuajtja (pre-save) është tashmë e disponueshme.

Njoftimi erdhi përmes një postimi të përbashkët në Instagram nga të dy artistët dhe koha nuk duket aspak rastësore: kënga u bë subjekt debati disa ditë më parë, kur Laura Pausini njoftoi versionin e saj cover pa përmendur autorin origjinal. Prej aty nisi polemika, më pas erdhi përgjigjja e Grignanit, dhe në fund “goditja teatrale”. Kjo këngë do të përfshihet në albumin debutues të Matteo Bocelli-t, Falling in Love, që del më 12 shtator. “Është një këngë që e kam shumë për zemër”, shkroi Bocelli, ndërsa Grignani tha: “Erdhëm. Më në fund.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Matteo Bocelli (@matteobocelli)

Polemika
Gjithçka nisi kur Laura Pausini njoftoi daljen e singëllit të saj të ri, gjithashtu për shtator, me titullin La mia storia tra le dita. Titull identik, këngë identike: bëhej fjalë për një cover të këngës që shënoi debutimin diskografik të Gianluca Grignanit.

Këngëtari nuk e priti mirë këtë. Me një mesazh në Instagram Stories, ai vendosi të sqarojë gjërat:
“Me gjithë respektin dhe mirësinë që kam për ty si grua dhe si interprete e madhe”, shkroi ai drejtuar Pausinit, “është e nevojshme të kujtoj se singëlli yt është një cover i një kënge që, nëse nuk gaboj, e kam shkruar dhe interpretuar unë.”

Toni ishte i sjellshëm, por thumbimi ishte i qartë. Pausini iu përgjigj menjëherë, sërish në rrjete sociale, duke u përpjekur të zbusë tensionin:
“Të kam dashur gjithmonë dhe gjithmonë kam kënduar muzikën tënde,” shkroi ajo. Më pas shtoi:
“Ti e dije që nga shkurti që unë do ta interpretoja këtë këngë. Ishte thjesht një homazh. Është kaq unike, sa askush nuk do të guxonte t’i kopjonte titullin.”

Publikuar në vitin 1994 dhe e përfshirë një vit më pas në albumin Destinazione Paradiso, La mia storia tra le dita është një ndër hitet më të dashura të repertorit italian. Jo vetëm kaq: versioni në spanjisht ka kaluar gjysmë miliardi dëgjime në Spotify, duke e shndërruar Grignanin në një fenomen ndërkombëtar.

Gjatë tridhjetë viteve, kënga është rinterpretuar nga artistë të ndryshëm si Ornella Vanoni (2009), Irama (në Sanremo 2022), José Augusto, Ana Carolina, Sergio Dalma e Pop X – një sërë homazhesh që dëshmojnë fuqinë ndërbrezore të këngës.

Bashkëpunimi me Matteo Bocelli ishte paralajmëruar që më 26 qershor, megjithëse pa emra. Dihej që Mi Historia Entre Tus Dedos do të ishte pjesë e albumit debutues të artistit të ri, por nuk ishte zbuluar ende se Grignani do ta këndonte vetë. Tani që kjo është bërë publike, situata merr një tjetër kuptim.

A do të shuhet polemika? Ndoshta.