Në botën e modës luksoze, Dolce & Gabbana ka treguar sërish se është mjeshtër në kthimin e historisë dhe artit në kryevepra të vërteta. Gjatë prezantimit të koleksionit të tyre Alta Moda në Romë, dyshja e famshme e stilistëve ka mahnitur publikun me një çantë të jashtëzakonshme në formën e Fontanës së Trevit, një nga monumentet më ikonike të Italisë.

Çdo detaj i saj është punuar me dorë për të rikrijuar madhështinë e fontanës baroke. Elementet arkitektonike, skulpturat e vogla dhe detajet me ngjyra ari e bëjnë çantën të duket si një vepër muzeale, por që mund të mbahen në dorë.

Koleksioni Alta Moda i këtij viti është një udhëtim artistik që feston trashëgiminë italiane, kulturën, historinë dhe pasionin. Nga fustanet voluminoze të zbukuruara me motive antike, deri te aksesorët e punuar me mjeshtëri, çdo element është një tregim i dashurisë për bukurinë italiane.


Çanta “Trevi Fountain” është një pjesë unike dhe limituar, e krijuar vetëm për koleksionistë dhe klientë të zgjedhur të Alta Moda. Çmimi i saj pritet të jetë në një rang shumë të lartë, duke reflektuar orët e panumërta të punës artizanale dhe detajet artistike të pashembullta.