Një video e Egli Takos duke interpretuar këngën e mirënjohur patriotike “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës, gjatë një performance në një klub nate në Kosovë, ka qarkulluar me shpejtësi në rrjet, duke nxitur komente të shumta mes ndjekësve.

Kritikat nuk kanë munguar, veçanërisht në lidhje me veshjen e Eglit gjatë interpretimit, që nga disa është konsideruar e papërshtatshme për natyrën e këngës dhe simbolikën e saj kombëtare.

Një nga reagimet më të spikatura ka ardhur nga këngëtarja Albina Kelmendi, e cila përmes një postimi në Instagram u shpreh:

“M’falni mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”
Videoja e shpërndarë, e cila përmban edhe mbishkrimin kritik “Adem Jashari dhe Shkurte Fejza na fal. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke u kënduar në brekë”.

Pasi reagimi i saj bëri namin në rrjet, Albina reagoi në Instagram, ku sqaroi:

“Më vjen keq për ata që e kanë keqkuptuar reagimin tim.

Në vend që të më dëgjoni çfarë po them, vazhdoni e merreni me veshjen e paragjykimin!

Ngrijani zërin videos edhe e kuptoni çfarë kam dashur të them.

Faqja ku e kam parë këtë video ka qenë kritikuese ndaj veshjes dhe unë veç kam reaguar ndaj asaj çfarë kam dëgjuar, prandaj kam shkruar 'uroj të jetë veç montazh'.

Dhe po, nëse doni mendimin tim edhe për këtë temë, e them shumë qartë se ajo veshje nuk i përshtatet aspak karakterit të këngëve që po interpretohen!”