Prej disa orësh, emri i Gjestit po qarkullon në mediat rozë për shkak të një thashethemi të nxehtë: një histori e mundshme dashurie.

E gjitha nisi pasi Gjesti publikoi së fundmi në rrjetet sociale një fotografi misterioze, që i ka bërë fansat të aludojnë për një lidhje të re.

Në imazh shihet dora e një vajze, por pa zbuluar identitetin e saj. Profili i saj mbetet ende i panjohur, duke hapur rrugë për shumë spekulime.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një romancë të re, apo ndoshta vetëm për një fragment nga klipi i ardhshëm muzikor të artistit. Kjo pasi ditën e djeshme ai ka ndarë edhe momente të tjera nga xhirimi i një klipi.