Gjatë një interviste me moderatorin dhe ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Ronaldo Sharka, Krisa Çaushi ka folur për raportin e saj me Tirin.
Ata kanë prekur një temë që shpesh ngjall diskutim: vajzat e ekranit dhe zgjedhjet e tyre romantike në raport me pasurinë.
Ronaldo Sharka: A është i pasur Tiri?
Ronaldo Sharka: Zakonisht ka një trend që vajzat e bukura të ekranit, nuk dua të jem paragjykues, por pjesa dërrmuese e tyre zgjedhin meshkuj me Lamborghini që kushtojnë 500 mijë euro.
Krisa Çaushi: Kam zgjedhur një njeri që i përshtatemi. Unë dhe ai i përshtatemi stilit të jetesës së njëri-tjetrit. Unë kurrë nuk i kam parë meshkujt nga ana financiare, asnjëherë. Gjithmonë kam qenë me këmbë në tokë dhe kam thënë që leku shkon ke leku.
Krisa Çaushi: Mos mendo që edhe ato vajza që zgjedhin djemtë me lekë të babait të jenë aq të pjekura mendërisht. Zgjedh një njeri që është për familjen dhe di të menaxhojë lekun. Unë mendoj që këta individë nuk dinë ta menaxhojnë dhe thjesht e shpërdorojnë.
Ronaldo Sharka: Të ndodh shpesh të takosh nga këto vajza, a janë të lumtura?
Krisa Çaushi: Për mendimin tim, ato mendojnë që janë të qeta. Ato e shikojnë vetëm nga ana materiale, jetojnë për rrjete sociale.
@topalbania_radio Vajzat e bukura të ekranit zgjedhin meshkuj të pasur? Krisa Çaushi flet për lidhjen me Tirin… @ronaldo.sharka @krisacaushii Për të ndjekur videot e plota të emisioneve tona mjafton të klikoni në kanalin tonë zyrtar të në YouTube . . . #topalbaniaradio #topalbania #topradio #tar #radio #radiokombetare #radiolover #uamamitopalbania #newpost #livefromtirana ? original sound – Top Albania Radio