Këngëtari Justin Bieber ka ngjallur sërish shqetësime për shëndetin e tij, pas një postimi të pasqaruar në Instagram Story, duke ripostuar një fragment nga intervista e reperit DMX në vitin 2013 në “Iyanla, Fix My Life” Perez Hilton.
Në këtë video, DMX refuzon të jetojë si “njeri i pastër” pa duhan, alkool apo substanca të tjera, duke thënë se ndihej i përsosur me Zotin, pavarësisht përdorimit të tyre. Përshtatja e këtij mesazhi nga Bieber vjen në një moment kur fansat janë alarmuar nga sjelljet e tij të papritura dhe shqetësimet për përdorim droge.
Ekipi i Bieber ka mohuar akuzat e keqpërdorimit të substancave, duke i cilësuar si “qesharake”. Ata shtojnë se këngëtari ndodhet në një fazë pozitive, duke u përqëndruar te gruaja e tij Hailey dhe djalit Jack Blues, teksa ka ndërprerë lidhje personale dhe profesionale që nuk i shërbenin më atij.
Megjithatë, në rrjete janë postuar foto ku Bieber shihet duke pirë e duke praktikuar rituale detox. Fansat, të ndarë mes mbështetjes dhe frikës, i kanë bërë thirrje atij të qëndrojë i shëndetshëm dhe i fortë.