Industria e bukurisë sapo ka marrë një kthesë të re. Marka e Hailey Bieber, RHODE ka lançuar pop-up-in e saj të parë Beach Club, dhe jo diku dosido, por në bregdetin e mrekullueshëm të Mallorca-s. Hapja ndodhi dje, për të festuar ‘Lemontini Peptide Lip Tint’ dhe mbajtësen ikonike të telefonit në nuancën e re të verdhë dielli një estetikë që përmbledh esencën e verës. Pop-up-i do të jetë i hapur deri më 23 korrik, duke i dhënë konsumatorëve mundësinë të përjetojnë markën në një mënyrë krejtësisht të re.
Pop-up-et e tipit beach club zakonisht janë “territor” i shtëpive të modës mjafton të kujtojmë Jacquemus me setet e tij të ndritshme mesdhetare. Por tani, rhode ka vendosur të sfidojë pritshmëritë dhe të tregojë se edhe industria e beauty mund të krijojë momente ikonike të përvojës së markës. Ky është një hap strategjik që jo vetëm ngre standardet e marketingut, por edhe e pozicionon rhode si një brand që sheh përtej produkteve dhe krijon kulturë.