Duket se Don Xhoni nuk ka ndërmend të ndalet kur bëhet fjalë për Loredana Bratin. Reperi i njohur ka lënë një tjetër koment në postimin më të fundit të saj në TikTok, duke ngjallur edhe një herë diskutime për një afrim të mundshëm mes tyre.
Pasi komenti i tij i mëparshëm, një zemër e kuqe, u kthye në temë të rrjeteve sociale dhe mori përgjigje nga Loredana me një emoji kurore, ai ka lënë sërish një koment në postimin e saj të fundit në “TikTok”, duke i shkruar "zemër je".
A po përpiqet Don Xhoni të fitojë zemrën e saj? Apo është kjo një mënyrë për të mbajtur gjallë vëmendjen publike me një “flirt të koduar”? Përdoruesit në komente kanë ndarë opinionet e tyre: disa flasin për një bashkëpunim të mundshëm muzikor, të tjerë për diçka romantike.
Prej kohësh, dyshja është përfolur për një shoqëri të afërt, që sipas burimeve pranë tyre, mund të jetë shndërruar në diçka më shumë. Nuk kanë munguar as raportimet për dalje të përbashkëta në Prishtinë dhe Tiranë.