Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Bëhet me dije se akuzat Veliajt do t'i komunikohen ditën e sotme ndërsa avokatët e tij janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.
Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Xoxa është paraqitur në SPAK pasi sot raportohet se asaj dhe Veliajt do u komunikohen zyrtarisht akuzat.
Bëhet me dije se hetimet për kryebashkiakun e Tiranës do të përfundojnë më 29 shtator.