
I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Jozefin Marku, ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, ka ndarë për publikun më shumë rreth jetës së tij pas daljes nga reality show, projekteve muzikore në horizont dhe jetës së tij personale.
Kur Ronaldo e pyeti për marrëdhënien me Gjestin, Jozi ishte i prerë:
“Nuk kemi pasur asnjë kontakt pas daljes nga Big Brother. Asnjëherë. Zero. Dhe për një bashkëpunim? E pamundur. Edhe nëse dikush na propozon një këngë bashkë, nuk e shoh të realizueshme.”
I pyetur nëse kjo vjen për shkak të ndonjë konflikti personal apo thjesht një ndarje rrugësh, Jozi nuk dha shumë detaje, por la të kuptohet se komunikimi midis tyre është inekzistent.
“Asnjë mesazh, asnjë takim rastësor. Nuk e di, ndoshta na caktojnë orare të ndryshme te Top Channel: unë paradite, ai pasdite”, u shpreh me ironi Jozi.
