
Jozefin Marku, ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie.
“Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare,” – deklaroi Jozi, duke konfirmuar zyrtarisht marrëdhënien e re.
Por a kanë shkëmbyer unaza ai dhe partnerja e re?
“Jo, por do marrë kohën e vet,” – u përgjigj ai.
