
Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar me ton ironik ndaj zërave që kanë qarkulluar në rrjet pas paraqitjes së saj në videoklipin e ri të Butrint Imerit, “Harrom”.
Pas publikimit të klipit, një ndjekës komentoi: “E paska zënë Butrinti".
Melisa nuk ka nguruar të përgjigjet:
“Okej, sot është 2025. Nuk do të thotë që një çikë e një djalë po e bëjnë një klip bashkë që i kanë 25 fëmijë bashkë, edhe që janë martu edhe që gjithë jetën kanë me qenë bashkë.”
Ajo theksoi se mes saj dhe këngëtarit ka pasur vetëm një bashkëpunim profesional:
“Një klip e kemi bërë dhe aty ka përfunduar puna.”
View this post on Instagram
