Modelja dhe sipërmarrësja e njohur Hailey Bieber ka dhënë një intervistë për Vogue Italia, ku ka folur hapur për eksperiencën e saj si nënë, sfidat e mëdha pas lindjes dhe marrëdhënien me bashkëshortin Justin Bieber, ndërkohë që përballet çdo ditë me vëmendjen intensive të medias.

Hailey solli në jetë djalin e saj, Jack Blues Bieber, në gusht të vitit të kaluar, dhe rrëfen se ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës së saj.

Lindja ka qenë gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë,” – tregoi ajo, duke përshkruar një lindje të gjatë 18-orëshe, e shkaktuar me ndihmë mjekësore dhe e ndjekur nga hemorragji pas lindjes. “Periudha pas lindjes ishte më e ndjeshmja që kam kaluar në jetën time.”

Megjithatë, një vit më pas, Hailey tregon se rikuperimi ka sjellë më shumë qetësi dhe vetëbesim në jetën e saj.

“Tani ndihem më e sigurt. Ndonjëherë kur bëhesh nënë, thjesht fillon të mos të interesojnë më aq shumë gjërat që dikur të rëndonin,” – u shpreh ajo.

Hailey tregoi gjithashtu se lindja e Jack ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien me Justin Bieber-in, duke theksuar se shumica e thashethemeve që qarkullojnë në internet për martesën e tyre janë të pavërteta.

“Çdo ditë lexon në internet se ‘janë ndarë’, ‘nuk janë të lumtur’, dhe kjo të lodh mendërisht. Nuk mund ta shpjegoj se çfarë ndjesie është… është çmenduri të jetosh kështu.”

Justin, nga ana e tij, shtoi me një koment për revistën:

“Kam bërë shumë gjëra të gabuara në jetë, por gjëja më e mençur që kam bërë ishte të martohesha me Hailey.”
Sa i përket jetës aktuale si familje, Hailey thotë se po e shijon maksimalisht rolin e nënës, duke gatuar shpesh për Jack-un dhe duke kaluar kohë të qetë në shtëpinë e tyre në Palm Springs, të cilën ajo e quan “streha” e saj e vërtetë.

“Aty ndodhet zemra ime,” – përfundon ajo.