Aktorja dhe influencerja e njohur shqiptare, Eliona Pitarka, ka ndezur rrjetin me një video të postuar së fundmi në Instagram, ku iu bashkua trendit të momentit #NickiMinajChallenge. Në pamjet që bënë xhiron e rrjeteve sociale, Eliona shfaqet me taka, mbi një tenxhere të vendosur në tavolinë, duke ushqyer vajzën e saj 1-muajshe me gji, ndërsa në dorën tjetër mban edhe një shishe qumështi.

Videoja u bë virale brenda pak orësh dhe krijoi debat të madh mes ndjekësve të saj, duke i ndarë ata në dy kampe të qarta: mbështetës dhe kritikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Një pjesë e ndjekësve e përgëzuan Elionën për guximin, spontanitetin dhe për mënyrën si përfaqësoi realitetin dinamik të nënës moderne.
Në anën tjetër, shumë përdorues reaguan me shqetësim, duke e konsideruar sjelljen e aktores si të rrezikshme për shëndetin e një foshnje kaq të vogël.

Eliona vendosi të përgjigjej me humor në Instagram, duke postuar një foto të vajzës dhe duke shkruar:

“E kuptoj që duket e frikshme një bebe mbi tavolinë dhe një mama me taka, por njerëz mos harroni, përpara se të shqetësoheni për një tavolinë dhe një pozë me taka, kujtoni që mama ime ka vite që ngre pesha më të rënda se unë dhe s’ka lënë palestër pa shkelur… Relaksohuni, më rrezikon më shumë ndonjë koment i pavend sesa balanca e mamit mbi tavolinë! Mama ime ka bërë plank-e me barkun te goja, kështu që një qëndrim mbi taka mbi tavolinë? E thjeshtë.”