I ftuar këtë të hënë në emisionin “Live From Tirana”, Joz Marku, u pyet për historinë e përfolur së fundmi mes Loredanës dhe Don Xhonit, e cila ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale, sidomos pas disa komenteve flirtuese të reperit në postimet e saj.

“Thjesht (Loredana) ka marrë një rrugë jo të mirë, mendoj unë. Shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste aspak të mira dhe të hijshme.”-tha ai. Për të konkretizuar, moderatori e pyeti nëse i referohej komenteve të Don Xhonit si “zemër je” e shoqëruar me emoji të zemrës së kuqe. “Nuk është mirë për t’u përzierë aty tek punët e Jozit, por... Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet. Thjesht më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan.”

Pas deklaratave të ish-banorit nuk ka munguar një reagim i menjëhershëm nga Don Xhoni.

Në mënyrë indirekte, Don Xhoni ka reaguar në Instagram përmes një Instastory ku ka shkruar:
“Na ishte se ç’na ishte…”


Një frazë e shkurtër, por me tone ironike e ndoshta edhe thumbuese, që shumë fansa e kanë interpretuar si një përgjigje ndaj deklaratave të Jozit.