Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndezur emocionet para nisjes së edicionit të pestë të festivalit të themeluar nga vetë ajo dhe babai i saj, Sunny Hill Festival, në Prishtinë. Në një mesazh të ngrohtë dërguar ndjekësve, Lipa ka folur në shqip duke u shprehur e emocionuar.
“Jam shumë e entuziazmuar të vij në shtëpi, në Prishtinë, javën e ardhshme, për festivalin Sunny Hill. Do të jetë edicioni më i madh deri tani dhe jam shumë krenare sa shumë është rritur si festival. Mezi po pres, ju dua shumë shumë. Mezi po pres, ju dua shumë!”
View this post on Instagram
Festivali mbahet nga 1 deri më 3 gusht 2025, në Bërnicë të Epërme, Prishtinë.
Artistë të ftuar që do këndojnë krah Dua Lipës janë Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, dhe plot emra të tjerë ndërkombëtarë dhe vendas, gjithsej rreth 60 emra.
Ky vit shënon rikthimin e Dua Lipës në vendlindjen e saj si headliner e festivalit që ajo bashkëthemeloi me babain e saj, Dukagjin Lipa. Përveç koncertit, ngjarja përfaqëson një simbol të fuqizimit kulturor dhe shoqëror të Kosovës dhe Shqipërisë, duke sjellë një mesazh ndryshe mbi identitetin dhe aspiratat e gjeneratës së re.