View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @harrystyles

Ylli i popit, Harry Styles, ka sjellë një risi të papritur, por mjaft të komentuar. Marka e tij e stilit të jetesës “Pleasing” e njohur deri tani për manikyrët, parfumet dhe veshjet me stil ka hyrë zyrtarisht në botën e produkteve për mirëqenie seksuale me lançimin e linjës së re “Pleasing Yourself”.

Kjo linjë përfshin një vibrator elegant me dy skaje, që do të shitet për 68 dollarë, dhe një lubrifikant me bazë silikoni, me çmim 25 dollarë. Produktet do të jenë të disponueshme nga 25 korriku, dhe vijnë të shoqëruara me slogani provokues:
“Please Yourself Like You Mean It” — "Kënaqe veten siç duhet".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pleasing (@pleasing)

Në një video promocionale të postuar në Instagram, Harry shihet duke shkruar me dorë këtë frazë në një copë letër, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i tij duke e recituar. Pamjet e thjeshta, por artistike, kanë mjaftuar që fansat të shpërthejnë në entuziazëm.

Në deklaratën e markës thuhet:

“Pleasing Yourself është rezultat i përkushtimit tonë radikal ndaj asaj që ndjehet mirë. Kënaqësia personale nuk është turp – është kujdes ndaj vetes.”