Jennifer Lopez i vuri flakën festës së saj të ditëlindjes me një super festë në Turqi, duke treguar edhe njëherë se është mbretëresha e glam-it dhe skenës.

Ylli i pop-it festoi 56-vjetorin e lindjes me një festë ekstravagante në resortin luksoz Regnum The Crown në Antalya. Në videot që ajo ndau në Instagram Story, Lopez u shfaq duke kërcyer, kënduar dhe festuar me një stil që vetëm ajo di ta bëjë.

E veshur me një fustan argjendi të hapur në shpinë dhe shumë sensual, J.Lo performoi për herë të parë këngën e saj më të re “Birthday”, të cilën e ka publikuar në nder të ditëlindjes së saj. Me një gotë në dorë dhe një twerk përpara tortës me tre kate dhe fishekzjarrë mbi të, ajo ngriti temperaturat në sallën e festës.

Në festën madhështore nuk munguan as vajzat e shampanjës, të cilat mbanin shishe të zbukuruara për të nderuar divën e muzikës, teksa kënga e saj e re tingëllonte me vargje si:

Por festa nuk mbaroi me kaq. Jennifer kishte një tjetër surprizë për fansat: ajo bashkëpunoi me kafenenë e famshme të Los Anxhelosit La La Land Kind Cafe, për të krijuar një pije të veçantë me rastin e ditëlindjes – “J.Lo Latte (Birthday Cake Edition)”, një latte me shije vanilje dhe kafe ose matcha, i zbukuruar me kremin “cloud” të famshëm dhe copa keku me ngjyra.

Kafeneja gjithashtu njoftoi se do të dhurojë 50 bileta VIP për koncertin “Up All Night” që J.Lo do të mbajë këtë dimër në The Colosseum në Caesars Palace, Las Vegas.

Me një festë që përfshinte shfaqje live, twerking, shampanjë, tortë me fishekzjarrë dhe një bashkëpunim për kafe, Jennifer Lopez na tregoi edhe njëherë se si festohet një ditëlindje me stil.