Piktura “Golconda” paraqet një skenë me burra të veshur thuajse në mënyrë identike me pallto të zeza dhe me kapele republike, të cilët duken sikur po bien si shi i rrëmbyer (apo duke pluskuar si balona me helium, megjithëse aty nuk ka asnjë indikacion për motin), përkundrejt një sfondi me godina dhe qiell blu. Burrat janë të vendosur në rrjeta gjashtëkëndore.

Vetë Magritte ka jetuar në një mjedis të ngjashëm periferik dhe është veshur sipas një mode të ngjashme. Kapelja e republikës është një tipar i zakontë i shumicës së veprave të tij dhe shfaqet edhe në pikturën “Biri i Njeriut.”

Siç ka qenë shpesh rasti me veprat e Magritte-it, titulli “Golconda” është zgjedhur nga miku i tij poet, Louis Scutenaire. Golconda ishte një qytet i rrënuar në shtetin e Andhra Pradesh, në Indi, afër Hyderabadit, i cili nga mesi i shekullit të 14-të deri në fund të shekullit të 17-të ishte kryeqyteti i dy prej perandorive pasuese. Fama që mori duke qenë qendra e industrisë legjendare të diamantit në rajon ka qenë aq e madhe, sa ky emër mbetet ende, sipas Fjalorit të Anglishtes së Oxford-it, “një sinonim për burim pasurie”.

Magritte ka përfshirë në pikturë ngjashmërinë me vetë Scutenaire-in; fytyra e tij është përdorur për burrin e madh afër oxhakut të shtëpisë në të djathtë të pikturës.

Burimi i artikullit:

https://www.renemagritte.org/golconda.jsp 

Photo Credits: 

https://www.wikiart.org/en/rene-magritte/gonconda-1953