Një studim i ri nga 'Human Flourishing Program' në 'Universitetin e Harvardit' po ngjall debat me një ide të çuditshme, por serioze: disa objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO) mund të jetojnë tashmë këtu në Tokë.
Studiuesit Tim Lomas dhe Brendan Case, së bashku me antropologun Michael Masters, sugjerojnë se këto entitete të ashtuquajtura “cryptoterrestrials”, mund të jenë "forma të fshehta jete", mund të fshihen nën tokë, nën ujë, atmosferë ose madje në një realitet paralel që ne nuk e perceptojmë. Disa hipoteza përfshijnë edhe mundësinë që ato të jetojnë në mes nesh, duke përdorur teknologji që i bëjnë të padukshme për ne.
Ata i referohen raporteve ushtarake për mjete që sfidojnë ligjet e fizikës dhe i bëjnë thirrje komunitetit shkencor të mos i injorojë më këto raste si të pabaza.
Megjithëse kjo teori mbetet spekulative dhe nuk ka prova të drejtpërdrejta, ajo po nxit diskutime të reja shkencore mbi mundësinë që Toka të mos jetë një planet i banuar vetëm nga njerëzit.