Ish-futbollisti i njohur Eros Grezda ka dhënë së fundmi një intervistë në emisionin “Pushime On Top” me Lei Krajën, ku ka folur për jetën e tij profesionale dhe personale. I larguar prej një viti nga fusha e lojës, Grezda zbuloi se aktualisht po zhvillon një kapitull të ri në rolin e agjentit të futbollit një transformim që, sipas tij, i ka sjellë sukses dhe qetësi.

Jam në një fazë të mirë profesionale. Kanë ecur shumë mirë punët në biznesin e ri,” u shpreh ai, duke treguar se ka gjetur një drejtim të ri pas përfundimit të karrierës si lojtar.

Por pjesa më e shijshme e intervistës erdhi kur moderatorja e njohur e ‘ngacmoi’ me pyetje të drejtpërdrejta për jetën sentimentale. I pyetur nëse ka më shumë ish-të dashura apo gola, Erosi, me humor, u përgjigj:
“Gola. Kam bërë gola, ish-a nuk kam pasur shumë.”

Megjithëse nuk dha një shifër të saktë për golat e tij, ai pranoi se nuk ka qenë lojtari tipik që vrapon pas statistikave:
“Edhe pse sulmues, nuk kam qenë ai që duhet të bëjë patjetër gol. Kam qenë lojtar që jep gjithçka në fushë.”

Në një reflektim më personal, Grezda pranoi se dikur ishte i dhënë pas jetës së natës, por sot është ndryshe.
“Kam qenë një djalë që kam dalë shumë. Tani nuk dal më. Kam qenë i ri, mbase jam pjekur. Më pëlqen të dal në një restorant me shoqëri të mirë, jo në klube.”

E pyetur nëse një vajzë mund t’i shkruajë në Instagram, ai u shpreh i sinqertë:
“Po, por gjithmonë kam dashur që unë t’i shkruaj një vajze. Nëse vajza më shkruan, më jep një vibe të keq, nuk më shtyn të shkoj më tej.”

Ndërsa foli për raportin mes lidhjes dhe profesionit, Grezda tregoi se në të kaluarën e tij, partnerja ka qenë shpesh prezente në stadium.
“Ajo ka qenë tifozja ime dhe kam pasur qejf të jetë në stadium, por me raste. Në radhë të parë, dua që të jetë tifozja ime.”

Për momentin, ai konfirmoi se nuk është në një lidhje, por s’përjashtoi mundësinë që dashuria të vijë në një formë më të matur dhe të balancuar.