Pas muajsh heshtjeje dhe mungese në skenën publike, Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera janë fotografuar sërish së bashku këtë herë në aeroportin e Milanos, më 25 korrik. Fotoja, e publikuar nga portali Veryinutilpeople, është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke ndezur thashethemet për një rikthim të mundshëm mes tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VeryInutilPeople (@veryinutilpeople.it)

Në imazhin e shkrepur, dyshja shfaqet duke ecur krah për krah, ndërsa Giovanni shtyn me kujdes valixhen e Chiara-s një gjest i thjeshtë në dukje, por që shumë e kanë interpretuar si shenjë të një afërsie të rifituar. Sipas raportimeve, Giovanni e kishte pritur në aeroport, pas disa ditësh që Chiara kaloi në Mykonos me motrën e saj, Valentina.

Kujtojmë se Ferragni dhe Tronchetti Provera u përfolën për një lidhje të shkurtër disa muaj më parë, menjëherë pas ndarjes së bujshme të Chiara-s nga reperi Fedez. Megjithatë, marrëdhënia e tyre dukej se kishte marrë fund pa shumë zhurmë, sidomos pas thashethemeve për një rikthim të mundshëm të Giovanni-t me bashkëshorten e tij, Nicole Moelhausen. Asnjë koment zyrtar nuk është dhënë ndonjëherë nga palët, por heshtja në rrjete sociale kishte lënë të kuptohej se diçka kishte ndryshuar.

Ky takim i papritur ndodh vetëm pak ditë pas një momenti kyç në jetën e Chiara-s: më 23 korrik 2025, Gjykata e Milanos ka shpallur zyrtarisht divorcin mes saj dhe Fedez, duke i dhënë fund ligjërisht një prej martesave më të ndjekura në historinë e showbiz-it italian. Marrëveshja përfundimtare përfshin kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve dhe mungesën e një pensioni ushqimor për Chiara, e cila ka preferuar një ndarje të shpejtë, pa konflikte.

Në këtë kontekst, fotoja ku ajo shfaqet e buzëqeshur pranë Giovanni-t merr një domethënie të re. Nuk është më thjesht një “rikthim”, por ndoshta shenja e parë publike e një lirie të re sentimentale. Me të shkuarën ligjërisht pas krahëve, Chiara duket e gatshme të nisë një kapitull të ri pa pengesa, pa obligime, dhe me të drejtën për të rikrijuar jetën e saj personale dhe publike sipas ritmit dhe dëshirës së vet.