Gigi Hadid dhe Bradley Cooper mund të jenë shumë pranë një hapi të madh në marrëdhënien e tyre: martesa. Sipas një burimi për Page Six, aktori 50-vjeçar dhe supermodelja 30-vjeçare po bëhen gjithnjë e më seriozë dhe Cooper po mendon të kërkojë dorën e Gigi-t, madje “mund të propozojë brenda disa muajsh”.
Dyshja u përfol për herë të parë si çift në tetor të vitit 2023, kur u panë në një darkë romantike në restorantin e famshëm Via Carota në lagjen West Village të New York-ut. Që atëherë, marrëdhënia e tyre ka qenë në zhvillim të qëndrueshëm.
Burime të afërta me çiftin thonë se ata janë shumë të lumtur dhe jetojnë “në një flluskë të vetën”. Ata kanë filluar të mendojnë seriozisht për të ardhmen, përfshirë edhe krijimin e një familjeje të përbashkët me fëmijët e tyre ekzistues dhe ndoshta edhe fëmijë të tjerë.
Bradley ka një vajzë 8-vjeçare nga lidhja e tij me modelen Irina Shayk, ndërsa Gigi ka një vajzë 4-vjeçare me ish-partnerin e saj, këngëtarin Zayn Malik. Të dy ndajnë kujdestarinë përkatëse me ish-partnerët dhe e kanë bërë të qartë që fëmijët janë prioritet.
Në një intervistë për Vogue, Gigi u shpreh:
“Thjesht të dish çfarë do dhe çfarë meriton në një marrëdhënie është thelbësore. Dhe pastaj të gjesh dikë që është në të njëjtën fazë me ty, që ka bërë punën personale për të qenë partneri më i mirë i mundshëm... Ndihem me fat. Po, ‘me fat’ është fjala e duhur.”
Ndërkohë, një tjetër burim i tha People në janar se fëmijët e Gigi-t dhe Bradley-t tashmë kalojnë kohë së bashku, dhe çifti përpiqet të ruajë një ekuilibër mes punës dhe jetës personale.