Një pyetje që po shtrohet gjithnjë e më shpesh nga përdorues në mbarë botën veçanërisht nga të rinj të cilët i drejtohen inteligjencës artificiale jo vetëm për këshilla për lëkurën apo flokët, por për udhëzime të plota mbi mënyrën se si duhet të duken.
ChatGPT kështu shndërrohet në një estetist virtual, një “mjek estetik dixhital”, madje një pasqyrë e mençur që jep gjykime dhe sugjeron përmirësime. Por çfarë ndodh kur standardi i bukurisë na jepet nga një algoritëm dhe jo nga një marrëdhënie njerëzore?
Psikologia Elena Benvenuti e quan këtë të rrezikshme. Sipas saj:
-Të rinjtë nuk pasqyrohen më te njerëzit realë, por te algoritmet.
-AI nuk mund të kuptojë përvojën, ndjeshmërinë, kompleksitetin e brendshëm të një individi.
-ChatGPT mund të propozojë standarde të rrepta dhe uniforme, që nuk lidhen me trupin real dhe përjetimin personal.
Rreziku i adoleshentëve që kërkojnë “glow-up” nga AI
Adoleshenca është një fazë ku trupi ndryshon dhe identiteti formësohet. Po nëse krahasimi bëhet me një “pasqyrë magjike” si inteligjenca artificiale?
Vajzat përballen me presione për t'u bërë gjithnjë më të dobëta dhe “perfekte”.
Djemtë ndeshen me një obsesion për muskuj dhe performancë trupore.
Pasojat? Rritje e ankthit estetik, çrregullimeve të ushqyerjes dhe dismorfisë trupore, ideja që trupi ynë është gjithmonë gabim.
Bukuria e vërtetë nuk është perfekte. Ajo lind nga përputhja mes asaj që je dhe si shfaqesh.
Dhe këtë përputhje nuk ta jep një aplikacion, por një marrëdhënie e vërtetë me një tjetër njeri: një psikolog, një mjek, një dermatolog, një trajner, dikush që të dëgjon, të kupton, dhe nuk të gjykon sipas një standardi universal.
Këshillat nga ChatGPT mund të jenë të dobishme, por nuk mund të zëvendësojnë një profesionist të vërtetë, të ndjeshëm, njerëzor. Sepse vetëm një marrëdhënie reale mund të të ndihmojë të ndihesh mirë në lëkurën tënde, pa presion, pa krahasime, me vetëdije dhe dinjitet.