Don Xhoni duket se nuk ka ndërmend të ndalet kur bëhet fjalë për Loredanën. Pas komenteve flirtuese në postimet e saj në TikTok, reperi ka befasuar ndjekësit duke postuar një video me modelen.
Në video, dyshja shfaqen pranë njëri-tjetrit, duke kërcyer me këngën "Ça tha" të artistit.
Ky postim vjen vetëm pak ditë pasi reperi i njohur i komentoi në TikTok me fjalët “zemër je”. Ndjekësit janë të ndarë në dy kampe: disa besojnë se bëhet fjalë për një romancë të re, ndërsa të tjerë shpresojnë për një bashkëpunim muzikor të fuqishëm.
Thashethemet për një afrim mes tyre nuk janë të reja. Të dy janë parë bashkë në ambiente publike si në Tiranë dhe Prishtinë, ndërsa burime pranë tyre kanë lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre ka kaluar përtej miqësisë.
Megjithatë, as Don Xhoni dhe as Loredana nuk kanë konfirmuar zyrtarisht asgjë, duke lënë gjithçka në duart e “gjuhës së rrjeteve”.
View this post on Instagram