Stresi ka habitur ndjekësit me një story të publikuar së fundmi në Instagram, ku ndan një bisedë private me një ndjekëse që i propozon një takim në jug të Shqipërisë. Por ajo që ka marrë vëmendje është komenti i tij me tone emocionale, që duket se i drejtohet Kejsit.

“Po të kisha fiksim do vija. Fixim kam vetëm bkc-n", ka shkruar reperi, si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Kejsit, e cila mban emrin @bkc në Instagram.

Raporti mes Stresit dhe Kejsit ka qenë gjithmonë në qendër të mediave rozë. Nga fillimet romantike, tek ndarjet publike dhe deklaratat kontradiktore, lidhja e tyre ka pasur një dinamikë të fortë dhe shpeshherë të paparashikueshme.