Danja Koka ka hapur zemrën në një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, ku për herë të parë ka folur hapur për anën e saj më të ndjeshme atë private, të sinqertë dhe disi xheloze.
Në një bisedë me moderatoren Lei Kraja, Danja tregoi një anë më njerëzore të vetes, larg filtrave dhe pozave perfekte të Instagramit.
“Unë them se nuk jam xheloze... por e kam kapur veten një dy herë duke kontrolluar. E di që nuk është mirë, por ne gocat ndonjëherë e kërkojmë shejtanin aty ku nuk është.”
Kur u pyet nga Lei nëse ka përdorur ndonjëherë llogari false, modelja u përgjigj pa mëdyshje:
“E kam hapur vetëm tre muaj dikur, para tre vjetësh. Kisha një profil fals. Pastaj i thashë vetes ‘o gocë, për çfarë të duhet?’ E lashë, e hoqa. Do të thuash ti a më duhet ndonjëherë për të parë... u them shoqeve të mia!”