Xheneta Fetahu ka trazuar rrjetin me një deklaratë, që shumë e kanë interpretuar si një kritikë të ashpër ndaj Egli Takos, pas performancës së saj në Kosovë, ku ajo u shfaq me flamurin shqiptar në skenë.

Në një Instastory, Xheneta u shpreh e indinjuar me atë që e konsideron shfrytëzim të simboleve kombëtare për famë. Pa përmendur emra konkretë, mesazhi ishte i qartë për ndjekësit:

“Flamura n'qafë, njerëz me nevojë n'story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera, s’u gjeni kërkah.”

Në një tjetër pjesë të reagimit të saj, Fetahu thellon më tej kritikën, duke e krahasuar sjelljen e artistëve shqiptarë me atë të artistëve ndërkombëtarë:

“Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime.”

Në përfundim, Xheneta shfaq një zhgënjim të thellë, që shkon përtej një rasti të veçantë, dhe i drejtohet një tendence më të gjerë në skenën shqiptare.