Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë së fundmi detaje të pathëna rreth përballjeve të saj të pas-show-t me Gjestin. Në një live në TikTok, ka folur hapur për marrëdhënien e ftohtë mes tyre, duke rrëfyer situata ku është përpjekur ta shmangë atë që pas daljes nga shtëpia.
“Kur kam kuptuar në çfarë ore ushtron, e kam ndërruar orarin”, – tha Xheneta, duke lënë të kuptohet se ka dashur të evitojë çdo kontakt të drejtpërdrejtë me Gjestin, madje edhe në ambiente publike si palestra apo zyrat e Top Channel.
Modelja tregoi gjithashtu se ka tentuar të ruajë një raport korrekt, duke i dërguar një mesazh urimi për ditëlindje, por që ka mbetur pa përgjigje:
“Ia kam uruar ditëlindjen. Me mesazh, i urova suksese, kaq. Nuk ma ktheu, por ç'lidhje ka, ne kemi ngrënë bukë bashkë.”
Në një tjetër moment, Xheneta tregoi sesi janë takuar rastësisht dhe se ka ndjerë siklet nga ana e tij:
“Kur e kam parë live, më shikonte sikur i frikësuar. Ishte gjithmonë me ndonjë dhe i thashë aman, se nuk do e mbys, ka mbaruar Bigu.”