Drama në shtëpinë e famshme Beckham po bëhet gjithnjë e më publike. Sipas burimeve të TMZ, Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, aktorja Nicola Peltz, kanë bërë një përpjekje për të shuar tensionet me familjen Beckham, por duket se tentativa ka dështuar.
Çifti thuhet se ka kërkuar nga Victoria, David, Romeo dhe Cruz Beckham që të ndalojnë shpërndarjen e historive negative rreth tyre në media. Madje, kërkesa ka qenë e prerë: “O ndaloni thashethemet, o mos na flisni fare më”.
Por, reagimi i Cruz Beckham, 20 vjeç, ka qenë i fortë dhe i drejtpërdrejtë. Në muajt e fundit, ai ka postuar mesazhe thumbuese në Instagram Notes, të cilat dukshëm i drejtohen vëllait të madh Brooklyn dhe Nicola-s. Mesazhe si:
“Je një mashtrues.”
“Je një idiot tani.”
“Karma do të të gjejë.”
“Është sindroma e Stokholmit.”
“Je i vdekur për mua.”
Këto fraza kanë ndezur rrjetet sociale dhe kanë ngritur shqetësime mbi ndarjen e thellë mes vëllezërve.
Sipas burimeve të Page Six, përplasjet kanë nisur që në muajin prill, por në qershor u raportua se Brooklyn kishte ndërprerë çdo kontakt me prindërit e tij. “Nuk po i përgjigjet askujt që përpiqet ta kontaktojë,” tha një burim pranë familjes, megjithëse kjo u mohua më pas nga kampi i tij.
Në rrjete sociale, vëzhgues të kujdesshëm kanë vënë re se Victoria dhe David Beckham kanë pëlqyer shumicën e postimeve të Brooklyn përveç atyre ku shfaqet Nicola Peltz, duke shtuar edhe më shumë dyshime për një marrëdhënie të tensionuar mes tyre.
Brooklyn dhe Nicola besojnë se vëmendja publike duhet të përqendrohet tek arritjet e tyre, jo tek përplasjet me familjen. Por sjellja e Cruz-it në rrjete tregon se paqja është larg.
Çifti është martuar në prill 2022, dhe që atëherë marrëdhënia me familjen Beckham duket se është përkeqësuar. Raportimet e fundit thonë se Victoria dhe David janë të “shkatërruar” nga drama, dhe nuk dëshirojnë që Nicola të jetë pjesë e bisedave për problemet me djalin e tyre.
Për momentin, asnjë nga përfaqësuesit e familjes Beckham nuk ka komentuar zyrtarisht. Por rrjetet sociale janë përfshirë nga diskutimet, e fansat po ndjekin me kurioz çdo lëvizje të anëtarëve të kësaj familjeje ikonike. A do të ketë një pajtim? Apo përçarja do të thellohet më tej?