Mbrëmja e së mërkurës në Prishtinë kishte një tjetër energji. Në një nga ambientet më të njohura të qytetit u pa Dua Lipa, e buzëqeshur dhe e çlirët, në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner.
Të dy dukeshin të qetë, të dashuruar dhe larg zhurmës që zakonisht i rrethon. Me një gotë në dorë, të rrethuar nga miq të ngushtë dhe atmosfera e ngrohtë e netëve të korrikut, çifti kaloi një darkë intime, të thjeshtë, por plot shije.
Dua, gjithmonë me stil por pa e tepruar, tërhoqi vëmendjen pa asnjë përpjekje. Sipas disa të pranishmëve, ata janë dukur shumë të afërt dhe natyralë me njëri-tjetrin.
Ky rikthim i Dua Lipës në Prishtinë është gjithashtu një prelud i ëmbël për "Sunny Hill Festival 2025", që hap siparin të premten. Ajo pritet të ngjitet në skenë në natën e parë të festivalit, në atë që pritet të jetë një performancë që do të shkundë jo vetëm parkun e Gërmisë.
View this post on Instagram