Nëse deri tani kishim vetëm dyshime, fotot e fundit nga fundjava e Tom Cruise dhe Ana de Armas në Vermont i japin zë një lidhjeje që po ngroh gjithnjë e më shumë rrjetin. Aktorët e njohur, që po bashkëpunojnë në filmin e ardhshëm “Deeper”, janë parë duke ecur dorë për dore, duke shijuar një fundjavë larg zhurmës së Hollywood-it dhe shumë afër njëri-tjetrit.
View this post on Instagram
Pas një nate plot energji në koncertin e Oasis në Wembley të Londrës, çifti është zhvendosur në qytetin e vogël dhe të qetë të Woodstock në Vermont. E veshur me një bluzë të bardhë me mëngë të fryra dhe xhinse të errëta, Ana kishte hedhur flokët në një bisht të thjeshtë, duke ruajtur një stil natyral dhe të freskët. Tom, nga ana tjetër, kishte zgjedhur një kapele blu të errët, t-shirt dhe xhinse, pa harruar syzet e tij të famshme “aviator”.
Të dy janë parë duke bërë blerje, duke ngrënë akullore, dhe më pas kanë kaluar nëpër një park kombëtar me makinë, ndërsa një moment i veçantë ka qenë kur Ana është fotografuar vetëm, me një filxhan kafeje në dorë.
View this post on Instagram
Romanca e dyshes duket se ka nisur në muajin shkurt, kur janë parë duke darkuar në Londër dhe më pas duke ndarë të njëjtin taksi. Që nga ajo kohë, ata janë fotografuar së bashku në raste të ndryshme, përfshirë edhe një dalje romantike me varkë në Spanjë në qershor, dhe një udhëtim me helikopter në Londër për ditëlindjen e 37-të të Anës në maj ku burime thonë se Cruise ishte i pranishëm gjatë gjithë ditës.