Në një postim në rrjetin social X, Justin Bieber ka folur mbi luftën e tij me veten dhe sjelljet egoiste, duke i falënderuar Jezusit për durimin që ka me të. “Faleminderit Jezus për durimin këtë mëngjes,” shkroi ai. “Mund të jem jashtëzakonisht egoist dhe i padurueshëm, por Jezusi gjithmonë më pret me krahë hapur.”
Postimit i janë bashkangjitur disa fotografi ku këngëtari i hitit “Yummy” shihet duke ecur në natyrë, i thjeshtë, me një bluzë, pantallona të shkurtra, syze të kuqe dhe çizme. Mes gjelbërimit dhe paqes që ofron ambienti, ai shton: “Kalofshi një ditë të mirë. Dilni jashtë. Lidhuni me natyrën.”
Let’s have a good day, let’s go outside
— Justin Bieber (@justinbieber) July 29, 2025
Get in nature
Thanking Jesus for his patience with me this morning
I can be extremely selfish and impatient yet Jesus always has his arms open toward me ??? pic.twitter.com/oU8UITHcyU
Ky reflektim i Bieber vjen vetëm dy javë pas publikimit të albumit të tij të ri, “Swag”, ku ai pranoi hapur se po kalon periudha sfiduese në martesën me Hailey Bieber. Në këngën “Walking Away”, ai këndon:
“Vajzë, më mirë ndalemi para se të themi diçka që s’duhet / Po humbasim durimin / Ndoshta na duhet një pushim që të kujtojmë çfarë është mëshira.”
Megjithë vështirësitë, çifti Bieber ka dhënë sinjale që janë të bashkuar. Ata u shfaqën së bashku në fotot promovuese të albumit dhe në një festë të mbushur me yje në Los Angeles.