Do të vishesh si Bella Hadid? Tani mundesh.
Supermodelja Bella Hadid mori pjesë në një baby shower të organizuar në një park në Los Angeles dhe zgjodhi fustanin perfekt për verë. Ajo kishte veshur një fustan midi ngjyrë bezhë me lidhëse në supe, në stil lingerie, i zbukuruar me dantella nga qafa në formë V deri te pjesa poshtë gjoksit.
View this post on Instagram
Edhe pse garderoba e Hadid është e mbushur me rroba të shtrenjta e nga emra të mëdhenj mode, ky fustan është nga Mango dhe kushton vetëm 150 dollarë.
Por Bella, si gjithmonë, i shtoi fustanit të ëmbël një prekje të sajën unike: çizme kauboji me takë të trashë ngjyrë kafe, një çantë lëkure po ashtu kafe, syze me xham të verdhë dhe dy byzylykë metalikë në parakrahë që i jepnin një pamje "perëndeshë e egër".
Ajo e di mirë që jo çdo fustan duhet të jetë i rrallë apo i shtrenjtë për të qenë pjesë e denjë e garderobës. Dhe kjo është bukuria e një fustani të thjeshtë dhe neutral: është një bazë ideale për të shprehur stilin personal.
Merr shembull nga Bella Hadid që edhe në një fustan të zakonshëm, shkëlqen me identitetin e saj "western goddess".