Në mitologjinë greke, Minotauri është një krijesë hibride me trupin e një njeriu dhe kokën dhe bishtin e një demi. Kur perëndia greke Poeseidon i dërgoi sunduesit të Kretës, Minos-it një dem si një sakrificë, i cili në fakt zgjodhi që ta mbante demin gjallë, Poseidoni bëri që gruaja e Minos-it të dashurohej me demin si ndëshkim.
Për pasojë fëmija i tyre, Minotauri, shpesh paraqitet në art si përfaqësuesi i makutërisë, dëshirave të ndaluara dhe epshit. Megjithatë, në veprën e Leonora Carrington, ‘Dhe më pas ne pamë vajzën e Minotaurit’, figura pjesërisht dem, pjesërisht njeri, ulet me elegancë dhe i bën rezistencë inrepretimeve brenda kompozimit eterik të veprës.
Piktura: Dhe më pas ne pamë vajzën e Minotaurit, 1953, Leonora Carrington
Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/5-greek-myths-you-should-know-for-your-art-history-class/