Tri Hiret janë figura nga mitologjia greke, dhe perëndeshat e vogla të sharmit, bukurisë, natyrës, krijmtarisë njerëzore dhe fertilitetit. Vajza të Zeusit, Tri Hiret zakonisht paraqiten si gra të bukura nudo, duke mbajtur duart apo shpatullat e njëra-tjetrës.

Roli i tyre kryesor ishte t’i shërbenin dhe argëtonin 12 perënditë e Olimpit dhe të ndihmonin Afërditën për të bërë banjo dhe për t’u veshur. Kjo pikturë e Tri Hireve nga Raphael-i është një nga pak veprat jo fetare të artistit.        

Piktura: Tri Hiret, 1504-1505, Raphael

Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/5-greek-myths-you-should-know-for-your-art-history-class/